Rusët në “luftë” me njëri-tjetrin/ Wagner tenton kryengritje, Putin betohet për ndëshkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusët në “luftë” me njëri-tjetrin/ Wagner tenton kryengritje, Putin betohet për ndëshkim

Përplasjet mes drejtuesve ushtarakë rusë kanë tronditur Kremlinin ditët e fundit, teksa lufta Rusi-Ukrainë vijon.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, akuzoi këtë të shtunë shefin e ushtrisë Wagner, Evegeny Prigozhin, për kryengritje të armatosur, teksa ky i fundit ka bërë thirrje të vazhdueshme për rebelim te ushtrisë ruse.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISE

 

“Ajo me të cilën po përballemi është pikërisht tradhtia. Ambicia e tepërt dhe interesat personale kanë çuar në tradhti. Tradhtia ndaj vendit, popullit dhe kauzës për të cilën ushtarët dhe komandantët e grupit Ëagner kishin luftuar dhe vdekur, krah për krah me tonën është një thikë pas shpine. Ata që shkojnë qëllimisht në rrugën e tradhtisë, duke përgatitur një rebelim të armatosur, do të ndëshkohen. Forcav e të armatosura u janë dhënë urdhrat e nevojshëm

Advertisement

 

Për shkak të kryengritjes së Prigozhin, autoritetet ruse kanë aktivizuar regjimin antiterrorist në rajonin e Moskës dhe Voronezh, teksa raportohet se kanë bastisur edhe zyrat e grupit mercenary Wagner në Shën Petersburg.

Shefi i Wagner pretendoi më herët se ka marrë kontrollin e objekteve kryesore ushtarake në Rostovë dhe Voronezh, duke u zotuar se do të shkojë deri në Moskë nëse ministri rus i mbrojtjes dhe gjenerali i ushtrisë nuk takohen me të.

Prigozhin akuzon ushtrinë për një sulm vdekjeprurës ndaj forcave të tij në Ukrainë, ku trupat Wagner po luftojnë për Rusinë, gjë të cilën Moska e ka mohuar.

Advertisement

Ndërkohë situata në rusi po ndiqet më vëmendje edhe nga liderët e BE, të cilët mbeten të palëkundur në mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy