Rusët zgjedhin drejtuesit lokalë/ Votimet shikohen si një test për Putin dhe opozitën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusët zgjedhin drejtuesit lokalë/ Votimet shikohen si një test për Putin dhe opozitën

Qytetarët rus i janë drejtuar kutive të votimit këtë të dielë në zgjedhjet lokale, që shihen si një sprovë për “Rusinë e Bashkuar” të presidentit Vladimir Putin, për shkak të pakënaqësisë në rritje, protestave dhe krizës së rënduar nga koronavirusi.

Por këto zgjedhje kanë marrë një vëmendje të gjerë edhe për shkak të helmimit të liderit kryesor të opozitës ruse Aleksi Navalni me noviçok muajin e kaluar. Navalni kishte deklaruar se mund të kryesonte në këto zgjedhje.

Advertisement

Zgjedhjet treditore filluan të premten, për shkak të masave dhe kushteve të ndryshuara nga pandemia, por opozita e sheh këtë si një mundësi e partisë së Putin, për të manipuluar procesin.

160 mijë kandidatë garojnë në 41 rajone për të zgjedhur guvernatorët, parlamentet rajonale dhe këshillat komunalë.

Advertisement

Ekipi i Aleksi Navalnit, shpreson të sfidojë dominimin e Kremlinit, duke u kërkuar rusëve të mbështesin kandidatët opozitarë.

“Çdo kandidat tjetër – një Komunist, një anëtar i Partisë Liberal Demokratike, një anëtar i partisë Rusia e Drejtë” do të ishte më i mirë se kandidatët e partisë ‘Rusia e Bashkuar”, tha ekipi i Navalny në një deklaratë.

Këto votime pritet të përcaktojnë edhe rezultatet për zgjedhjet parlamentare, të cilat zhvillohen vitin e ardhshëm.

Advertisement

Rusët zgjedhin drejtuesit lokalë/ Votimet shikohen si një test për Putin dhe opozitën shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy