Rusi-Ukrainë, një përballje e pashpresë nëpërmjet shifrave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusi-Ukrainë, një përballje e pashpresë nëpërmjet shifrave

Ndërsa shahu rus tashmë është përshkallëzuar me vendosjen e “trupave paqeruajtëse”, në territoret e Donetskut dhe Luhanskut, skenari i një ofensive është më afër se kurrë.

Me afrimin e një përplasjeje të mundshme ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, superioriteti në numra dhe teknologji janë faktorët kryesorë që do të përcaktonin fatin e një pushtimi potencial.

Por, faktorë të tjerë, si aleancat rajonale dhe ndërkombëtare kanë ndikimin e tyre. A2 CNN analizon forcën ushtarake, aleancat dhe strategjinë që do të ndiqte Rusia nëse pushton.

Sa herë më e fortë është Rusia?

Advertisement

Epërsia e makinerisë ushtarake ruse përballë ushtrisë ukrainase, tashmë e analizuar gjerësisht, është e qartë dhe vendimtare edhe nëse merret parasysh thjesht tabloja numerike. Nuk ka qoftë edhe një zë armatimi ku Ukraina t’i afrohet Rusisë.

Më poshtë, një ripërmendje e shkurtër e epërsisë ruse përkundër kapaciteteve ukrainase:

-4-fishi i personelit ushtarak aktiv krahasuar me Ukrainën

-60 herë më shumë mjete luftarake detare

Advertisement

-10 herë më shumë personel ushtarak detar

-6 herë më shumë tanke

-6 herë më shumë mjeteve të tjera të blinduara

-2 herë më shumë artileri

Advertisement

-10 herë më shumë avionë dhe helikopterë ushtarakë

-500 njësi raketash balistike ruse vs. pak njësi të tilla ukrainase

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy