Rusia dhe Turqia diskutime për krijimin e vaksinës antiCOVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia dhe Turqia diskutime për krijimin e vaksinës antiCOVID-19

Rusia dhe Turqia diskutuan mbi angazhimin e përbashkët për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe produkteve diagnostikuese për të zbuluar infeksionin në fazat e hershme.

“Shefja e shërbimit rus për Mirëqenie Njerëzore, Anna Popova, dhe zëvendësministrja turke e Shëndetësisë, Emine Alp Meşe, përmes një videokonference shkëmbyen përvojën në luftën kundër COVID-19”, njoftoi shërbimi shëndetësor rus përmes një kumtese të publikuar në faqen e internetit.

“Palët vunë në dukje se një seri masash antipandemike zbatohet gjerësisht në Rusi dhe Turqi, gjë që ka bërë të mundur parandalimin e përkeqësimit të situatës. Në dy shtetet, ekziston një prirje rënëse në normën e rasteve të reja të infektimit me koronavirus”, thuhet në deklaratë.

“Meşe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku me Rusinë në zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19”, vijon deklarata duke shtuar se shkencëtarët dhe ekspertët rusë dhe turq do të zhvillojnë konsultime për të shkëmbyer njohuritë e tyre mbi këtë temë.

Advertisement

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

Sipas të dhënave nga Universieti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me këtë virus ka tejkaluar shifrën 5,15 milionë, me mbi 335 mijë të vdekur dhe pothuajse dy milionë të shëruar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy