Rusia: E morëm Mariupolin/ Biden: Nuk ka prova që qyteti ka rënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: E morëm Mariupolin/ Biden: Nuk ka prova që qyteti ka rënë

Qyteti port juglindor Mariupol është gjunjëzuar nga lufta thuajse dy mujore ndërsa bastioni i fundit tashmë është vendosur në impiantin më të madh metalurgjik të Evropës, Azovstal.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi ushtrinë që të mos sulmojë por të mbajë të rrethuar fabrikën e celikut ku janë të strehuar të paktën 1 mijë qytetarë dhe 500 ushtarë të plagosur. Kreu i Kremlinit tha se forcat ruse duhet të bllokojnë fabrikën “në mënyrë që asnjë mizë të mos mund të kalojë” .

 

Advertisement

Por presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se nuk është ende e verifikuar nëse forcat ruse kontrollojnë qytetin juglindor.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-së

Advertisement

“Është e diskutueshme nëse presidenti rus kontrollon Mariupolin.Nuk ka ende asnjë provë që qyteti është plotësisht i rënë. Megjithatë Putin duhet të lejojë ndihmën humanitare në Ukrainë për të mundësuar largimin e civilëve që janë aktualisht në fabrikën e çelikut. Kjo është ajo që çdo kryetar shteti do të bënte në çdo rrethanë.”

 

Edhe pse ofensiva ruse do të jetë më e kufizuar në aspektin gjeografik, ajo, sipas Biden do të jetë më e zgjeruar në aspektin e brutalitetit.

 

Advertisement

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA-së

“Asnjë anije që lundroi nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose operim nga interesat ruse, nuk do të lejohet të ankorohet në portin e Shteteve të Bashkuara ose të hyjë në brigjet tona. Eshte një tjetër hap kritik që SHBA po ndërmerre së bashku me aleatët e saj në Kanada dhe Evropë për t’i mohuar Rusisë përfitimet e sistemit ekonomik që ata gëzonin në të kaluarën”.

 

Advertisement

Në përgjigje të këtyre sanksioneve të reja, Kremlini ka njoftuar masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve edhe biznesmenëve të lartë të perëndimit. Moska ka sanksionuar 29 shtetas amerikanë, duke përfshirë themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg dhe nënpresidenten Kamala Harris. Ata janë të ndaluar të hyjnë në Rusi për një kohë të pacaktuar.

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy