Rusia e quan provokimin, vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanket “Leopard” në frontin e luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia e quan provokimin, vendimin e Gjermanisë për të dërguar tanket “Leopard” në frontin e luftës

Qeveria gjermane konfirmoi vendimin për dërgimin e 14 tankeve Leopard në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga vetë kancelari Olaf Scholz, gjatë një takimi të kabinetit qeveritar. Sipas Scholz ky vendim është marrë për të mbështetur Ukrainën në të gjitha mënyrat.

 

Si fillim Gjermania do të dërgojë 14 tanke nga stoku i saj ushtarak. Trajnimi i trupave ukrainase në Gjermani do të nisë shumë shpejt dhe ekspertët do të mundësojnë po ashtu edhe logjistikë e municione.

 

Advertisement

Kancelari Schloz sqaroi më tej se Berlini do t’i japë lejen e posaçme të transferimit vendeve partnere që duan t’i dorëzojnë sa më shpejt Ukrainës tanket e tyre Leopard 2.

 

Zyrtarët amerikanë nga ana tjetër kanë bërë me dije se është arritur një marrëveshje paraprake që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë tanket moderne “Abrams” për të ndihmuar Kievin të zmbrapsë forcat ruse të vendosura në lindje të vendit.

 

Advertisement

Ndërkohë sipas ambasadorit rus në SHBA dorëzimi i tankeve amerikane në Ukrainë do të ishte një provokim i hapur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy