Rusia: Furnizimi i Europës me gaz vijon normalisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: Furnizimi i Europës me gaz vijon normalisht

Rusia vazhdon të furnizojë Europën me gaz përmes Ukrainës dhe në nivelet e dakorduara. Gjiganti shtetëror rus i energjisë Gazprom, i cituar nga Interfax, njoftoi se furnizimi vijon normalisht.

Gazprom kryen furnizimin e gazit rus për tranzit përmes territorit të Ukrainës në shkallë të rregullt dhe sipas kërkesave të konsumatorëve evropianë”, u shpreh zëdhënësi i Gazprom.

Rreth 109.5 milionë metra kub gaz ishte planifikuar të shpërndahej në Evropë të dielën.

Që nga nisja e sulmit rus të Ukrainës më 24 shkurt, vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë dhe kjo shtoi frikën se Moska mund të hakmerret duke ndërprerë furnizimin me gaz.

Advertisement

Megjithatë, luftimet në Ukrainë e kanë pasur efektin e tyre. Tubacionet në gjashtë zona janë dëmtuar, duke u ndërprerë furnizimin me gaz qindra mijëra njerëzve, sipas operatorëve të sistemit të tranzitit të gazit të Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy