
Linjave ajrore britanike u është ndaluar ulja në aeroportet e Rusisë dhe kalimi në hapësirën e saj ajrore, shkruan BBC.
Ky vendim vjen pasi Britania e Madhe ndaloi aeroplanin rus, Aeroflot, të zbriste në Britani, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Autoriteti rus i aviacionit e përshkroi vendimin si një përgjigje ndaj “vendimeve jo miqësore të autoriteteve të aviacionit të Mbretërisë së Bashkuar”.
Advertisement
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, u shpreh: “Unë mendoj se kjo është hakmarrja e tyre ndaj nesh dje që ndaluam Aeroflot të përdorte dhe të zbriste në Mbretërinë e Bashkuar.”