
Liderët e Bashkimit Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord të bllokojnë aksesin e një numri bankash ruse në sistemin bankar SWIFT, si dhe të vendosin masa kufizuese kundër sistemit qendror të Rusisë.
Në një deklaratë të përbashkët ata shprehen se kolektivisht do të sigurohen që kjo luftë të jetë një dështim strategjik për presidentin Valdimir Putin dhe se Rusia do të japë llogari për veprimet e saj.
URSULA VON DER LEYEN
AdvertisementPRESIDENTE E KE
“Edhe përtej masave që po shpallim sot, ne jemi të përgatitur të marrim masa të mëtejshme për të kërkuar llogari nga Rusia për sulmin e saj ndaj Ukrainës. Ndërsa forcat ruse lëshojnë sulmin e tyre ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, ne jemi të vendosur të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto masive. Kosto që do ta izolojnë më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe nga ekonomitë tona.”
Veprimet kanë për qëllim të parandalojnë presidentin Putin nga përdorimi i 630 miliardë dollarëve në rezervat valutore të bankës qendrore dhe për të mbrojtur rublën nga rënia.
Shkëputja e bankave ruse nga sistemi SWIFT, rrjeti kryesor ndërkombëtar i pagesave në botë, i jep një goditje tregtisë ruse dhe e bën më të vështirë për kompanitë ruse të bëjnë biznes.