Rusia: Jemi gati për negociata, por arritja e kompromisit vjen nga qëndrimi i SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: Jemi gati për negociata, por arritja e kompromisit vjen nga qëndrimi i SHBA

Presidenti Vladimir Putin është i hapur për bisedime për një marrëveshje të mundshme në Ukrainë, por refuzimi i SHBA për të njohur territoret e aneksuara  po vështirëson çdo tentativë për një kompromis të mundshëm.

 

Deklaratën vjen nga Kremnili zyrtar, i cili përmes zëdhënësit, sqaroi se megjithë gatishmërinë e presidentit Biden, Rusia do të mbrojë në çdo rast interesat e saj.

 

Advertisement

DMITRY PESKOV

ZEDHENESI I KREMLINIT

 

Presidenti  i  Federatës Ruse ka qënë dhe mbetet gjithmone i hapur  për negociata , në mënyrë që të mbrojë interesat tona. Mënyra e preferuar per ta arritur interesat këtë, është përmes paqes dhe diplomacisë.

Advertisement

 

Të enjten presidenti amerikan Joe Biden  tha se ishte i gatshëm të bisedonte me Putin, nëse shefi i Kremlinit po kërkonte një mënyrë për ti dhënë fund luftës, por sipas tij Putin nuk e ka lënë të kuptohet diçka e tillë.

 

Ndërkohë presidenti rus nuk ka shprehur ndryshim qëndrimi për atë që Rusia e quan “operacion special ushtarak”, në Ukrainë, madje e konsideron luftën një moment historik.

Advertisement

Nga ana tjetër, Ukraina dhe Perëndimi  thonë se Putin nuk ka justifikime për atë që ata e konsiderojnë pushtim.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy