Rusia: Kemi penguar dy dronë amerikanë afër Krimesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: Kemi penguar dy dronë amerikanë afër Krimesë

Moska se ngriti në ajër dy avionë luftarakë për të penguar dy dronë vëzhgues amerikanë afër Krimesë.

 

Ministria ruse e Mbrojtjes shkroi në Telegram më 28 gusht se mobilizoi dy avionët pasi “u detektua një fluturim në drejtim të kufirit shtetëror rus”.

 

Advertisement

 

Sipas ministrisë ruse, dy dronët amerikanë, një i llojit Reaper dhe tjetri Global Hawk, po “kryenin mision vëzhgues në rajonin e Gadishullit të Krimesë” afër Detit të Zi.

 

Moska aneksoi paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Advertisement

 

Pas arritjes së avionëve rusë, dronët “ndryshuan drejtimin e fluturimit dhe u larguan nga zoan ku po kryenin misionin vëzhgues”, u tha në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

 

Muajve të fundit janë rritur incidentet ku kanë qenë të përfshirë avionët rusë dhe dronët amerikanë.

Advertisement

 

Më 27 gusht, Rusia tha se kishte ngritur në ajër një avion luftarak për të parandaluar një dron vëzhgues të ushtrisë amerikane që të kalonte kufijtë e saj mbi Detin e Zi./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy