Rusia liron nga mobilizimi disa profesione/ Shpëtojnë gazetarët, bankierët dhe punonjësit e IT-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia liron nga mobilizimi disa profesione/ Shpëtojnë gazetarët, bankierët dhe punonjësit e IT-së

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se një sërë profesionistësh do të lirohen nga rekrutimi, pasi Kremlini shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë.

 

Punëtorët e IT-së, ata që punojnë në banka dhe gazetarët e mediave shtetërore do t’i shpëtojnë mobilizimit të pjesshëm që presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli më 21 shtator.

 

Advertisement

Rreth 300.000 qytetarë është thënë se do të thirren për të luftuar në Ukrainë.

 

Njoftimi për mobilizimin ka shtyrë shumë burra të rinj të përpiqen të largohen nga shteti.

 

Advertisement

Gjatë njoftimit se kush do të lirohet nga thirrja për luftë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 23 shtator se punonjësit do të duhet të dorëzojnë listat e punëtorëve që plotësojnë kushtet për shmangien e mobilizimit.

 

Por, ministria pranoi se disa sektorë duhet të lirohen me qëllim që të “sigurohet që puna e industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe sistemi financiar i Rusisë” të mos preken nga mobilizimi i parë që Rusia ka shpallur që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Advertisement

Komentuesit dhe analistët kanë thënë se teksti i dekretit për mobilizim është i paqartë dhe me gjasë kjo është bërë me qëllim në mënyrë që autoritetet në të ardhmen të mund ta zgjerojnë atë.

 

Një paragraf i dekretit të nënshkruar nga Putini mbetet i klasifikuar. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten se ky paragraf i referohet numrit të përgjithshëm të rusëve që do të rekrutohen, që sipas tij nuk mund të zbulohet.

 

Advertisement

Më herët, gazeta e pavarur Novaya Gazeta ka raportuar – duke u thirrur në burime anonime qeveritare – se pjesa e redaktuar e dekretit lejon që autoritetet të thërrasin në luftë deri në një milion persona e jo 300.000 siç është raportuar.

Rusët po vazhdojnë të tentojnë të largohen nga shteti me qëllim që të shmangin mobilizimin ushtarak.

 

Në jug, janë krijuar radhë makinash, me kilometra të gjata, në pikëkalimin kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë. Raportohet se pritjet në kufi janë deri në 12 orë, derisa disa persona po e kalojnë kufirin në këmbë ose me biçikleta.

Advertisement

 

Njoftimi për mobilizim po ashtu nxiti protesta më 21 shtator, teksa autoritetet arrestuan 1.300 protestues në Moskë, Shën Petersburg dhe në dhjetëra qytete të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy