“Rusia mund të sulmojë brenda dy ditësh”/ SHBA paralajmëron luftë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rusia mund të sulmojë brenda dy ditësh”/ SHBA paralajmëron luftë

Perëndimi ka forcuar alarmin për një luftë të mundshme në Evropën Lindore brenda një jave.

 

Shtëpia e Bardhë u bëri thirrje qytetarëve amerikanëve që të largohen menjëherë nga Ukraina, pasi Rusia mund të sulmojë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

 

Advertisement

Këshilltari i presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan deklaroi se janë marrë masat në terren për një inkursion të shpejtë.

 

JAKE SULLIVAN

KESHILLTAR, SHTEPIA E BARDHE

Advertisement

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët amerikanë që gjenden në Ukrainë, të largohen menjëherë. Duam të jemi shumë të qartë në këtë pikë. Çdo amerikan në Ukrainë duhet të largohet sa më shpejt të jetë e mundur, brenda 24 deri 48 orëve të ardhshme. Rreziku dhe kërcënimi janë në nivelin më të lartë. Nëse qëndroni, nuk keni garanci për tu larguar sepse nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake amerikane për evakuim.”

 

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare gjithashtu bëri të ditur se çdo sulm rus ndaj Ukrainës ka të ngjarë të fillojë me bombardime ajrore dhe sulme raketore që mund të vrasin civilë pa marrë parasysh kombësinë e tyre.

 

Advertisement

Ndërkohë, presidenti amerikan u konsultua sërish në një videokonferencë me liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Rumanisë, si dhe krerët e NATO-s dhe BE-së.

 

Zyrtarët amerikanë besojnë se kriza ka arritur në një pikë kritike, ndërkohë që Moska po ashpërson retorikën, duke dërguar gjashtë anije luftarake në Detin e Zi, si dhe pajisje ushtarake shtesë në Bjellorusi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy