Rusia përdori armët kimike?/ Ukraina dhe agjencitë e huaja hetojnë dyshimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia përdori armët kimike?/ Ukraina dhe agjencitë e huaja hetojnë dyshimet

Pas pretendimeve se Rusia ka përdorur armë kimike në qytetin port jugor, Mariupol, autoritet ndërkombëtare dhe vendase kanë nisur hetimet. Pretendimet për një sulm kimik u raportuan  në rrjetet sociale nga një vullnetar, që lufton kundër forcave ruse në atë zonë.

 

Britania e Madhe bëri të ditur se as inteligjenca britanike e mbrojtjes dhe as homologët e tyre në Kiev nuk kanë qenë në gjendje t’i verifikojnë këto pretendime deri më tani, por nëse ka prova që armë të tilla janë përdorur, atëherë “të gjitha opsionet janë në tryezë” për sa i përket përgjigjes ndërkombëtare.

 

Advertisement

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Interfax, zëdhënësi i separatistëve të Donetskut mohoi që forcat ruse të kenë përdorur armë kimike në përpjekjet e tyre për të marrë Mariupolin.

 

Megjithatë,presidenti ukrainas Zelenskiy deklaroi se mundësia duhet të merret seriozisht. Ai kërkoi më shumë armë nga vendet perëndimore.

 

Advertisement

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

“Kur është fjala për armë të domosdoshme, ne ende varemi nga furnizimet, nga partnerët tanë. Fatkeqësisht ne nuk po marrim aq sa na duhet për t’i dhënë fund kësaj lufte më shpejt në veçanti për t’i dhënë fund bllokadës në Mariupol.”

 

Advertisement

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka theksuar se objektivat e forcave ruse kanë qenë ‘fisnike’ dhe se përplasja me forcat antiruse ishte e pashmangshme. Ndërkohë, kreu i Kremlinit është takuar këtë të martë me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy