Rusia përparon në Lindje: Merr disa zona në Donbass, bombardime edhe në Slovyansk dhe Sumy

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia përparon në Lindje: Merr disa zona në Donbass, bombardime edhe në Slovyansk dhe Sumy

Forcat e armatosura ukrainase kanë humbur kontrollin e disa fshatrave në zonën e Lysychansk, i vetmi qytet në Lugansk që mbetet nën autoritetin e Kievit. 

“Rusët po i afrohen Lysychanskut, duke u ngulitur në vendet e afërta: qyteti është goditur nga bombardimet ajrore,” tha kreu i administratës ushtarake të Luhansk, Serhiy Hayday.

 

Po ashtu, Forcat e armatosura ruse “po përpiqen të rifillojnë ofensivën në Slovyansk”.

 

Lajmi  është bërë e ditur në faqen e saj në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Advertisement

 

 “Pushtuesit po kryejnë një zjarr sistematik për të krijuar kushtet për rifillimin e ofensivës në qytetin e Slovyansk. Ata po kryejnë operacione sulmi”, thane autoritetet vendase.

 

Rusët  gjithashtuvazhdojnë të gjuajnë në zonat kufitare të rajonit Sumy në veri të Ukrainës, ku 4 persona u plagosën të martën si pasojë e sulmeve me dron kamikaze.

Advertisement

 

Dmytro Zhyvytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale, shkruan në Facebook. 

 

“Gjithsej u regjistruan 42 shperthime. Bombardimet dëmtuan shtëpi, ndërtesa fermash, një shkollë dhe një këshill fshati. Në një nga lokacionet, gjithashtu u shkaterrua pas bombardimeve edhe një park publik”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy