Rusia po përgatit vaksinën e dytë kundër koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia po përgatit vaksinën e dytë kundër koronavirusit

Rusia po pret miratimin e një vaksine të dytë të mundshme kundër COVID-19 deri më 15 tetor, thanë autoritetet shëndetësore.

“Ka filluar procesi i miratimit të vaksinës Epivakkorona. Përfundimi i procesit të miratimit për vaksinën Epivakkorona pritet në 15 tetor 2020”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Rusi.

Fazat e para të provave klinike të vaksinës përfunduan javën e kaluar.

Advertisement

Rusia ka miratuar vaksinën e parë kandidate kundër koronavirusit të ri. Faza e tretë e provave klinike të kësaj vaksine, e quajtur Sputnik-V, që përfshin 40,000 vullnetarë, është duke u zhvilluar.

Pas miratimit të vaksinës, do të kryhen provat klinike në të cilat do të marrin pjesë njerëz mbi moshën 60 vjeç, si dhe njerëz që vuajnë nga sëmundje kronike.

Advertisement

Rusia po përgatit vaksinën e dytë kundër koronavirusit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy