
Të paktën 50 persona u plagosën nga një sulm me raketa ruse drejt Kievit. Autoritetet e kryeqytetit të Ukrainës njoftuan se mes të plagosurve janë edhe 6 fëmijë. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore, teksa nuk raportohet për viktima.
Po ashtu, si pasojë e sulmeve një pallat u shkrumbua, por evakuimi i banorëve u bë në kohë, duke shpëtuar jetën e 17 prej tyre, përfshirë 7 fëmijë.
Nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia filloi sulmin e saj në orët e para të mëngjesit, ndërsa mundën të ‘kapnin’ dhjetë raketa./vizionplus.tv/
Advertisement