Rusia sulmon një kompleks apartamentesh në Dnipro, të paktën tre të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia sulmon një kompleks apartamentesh në Dnipro, të paktën tre të plagosur

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, ka bërë me dije se të paktën tre persona janë plagosur nga një sulm rus në një kompleks apartamentesh në qytetin Dnipro.

 

“Terroristët rusë goditën një ndërtesë të lartë banimi”, shkroi Klimenko në Telegram. Pak më herët, të njëjtin informacion përcolli edhe një deputet ukrainas, Alexander Bakumov, duke sqaruar se ishte një kompleks i madh ku para luftës jetonin rreth 1000 njerëz .

 

Advertisement

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë nga banesa në banesë për të parë nëse ka civilë të lënduar apo viktima.

 

Pamjet e postuara në platformat e mediave sociale tregojnë mbetjet pas sulmit në oborrin e një kompleksi të madh banimi. Video të tjera, të transmetuara nga mediat ukrainase, tregonin katet e fundit, me xhamat e apartamenteve të thyera dhe tym që ngrihej në qiell.

 

Advertisement

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy