Rusia sulmon spitalin e fëmijëve në Ukrainë/ Dalin pamjet nga rrënojat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia sulmon spitalin e fëmijëve në Ukrainë/ Dalin pamjet nga rrënojat

Qyteti port i Mariupolit u godit pak më herët nga një sulm ajror rus.

 

Këtë herë shënjestra e sulmit  ishte spitali i fëmijëve, i cili pas bombardimit rus u shkatërrua, ndërsa shumë fëmijë janë ende nën rrënoja.

 

Advertisement

“Forcat pushtuese ruse hodhën shumë bomba në spitalin e fëmijëve. Katastrofa është kolosale”, tha Këshilli bashkiak në njoftimin e tij.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në Twitter për sulmin e ri rus, duke cituar video nga rrënojat e spitalit.

“Mariupol. Sulm i menjëhershëm i forcave ruse në spital. Njerëzit, fëmijët, janë nën rrënoja. Mizori! Edhe sa kohë do të jenë bashkëfajtorë në injorimin e terrorit? Mbyllni hapësirën ajrore tani! Ndaloni vrasjet! E keni fuqinë por duket se po humbisni njerëzimin”, ishte komenti i presidentit ukrainas.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy