Rusia: Të gatshëm për të bashkëpunuar me Berlinin për rastin e Alexei Navalny

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: Të gatshëm për të bashkëpunuar me Berlinin për rastin e Alexei Navalny

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaroi se Moska është e gatshme që të bashkëpunojë me Berlin për rastin e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, 24 orë në ditë.

Përpos gatishmërisë së treguar, Zaharova theksoi se Berlini duhet të tregojë “efikasitet operativ” për helmimin e kritikut të Vladimir Putin, i cili po merr mjekim në Gjermani.

“Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me palën gjermane”, tha Zaharova në televizionin “Rusia24”.

Para disa ditësh, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh duke thënë se 44-vjeçari është “një viktimë e një vrasjeje të mbetur në tentativë, dhe se qëllimi i helmimit ishte ta bënte atë të heshte përgjithmonë.”

Advertisement

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se testet e kryera kanë treguar prezencë të agjentit nervor novichok, i njëjti që është përdorur edhe për helmimin e agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury në Londër. Navalny vijon të jetë në gjendje kome në spitalin universitar të Berlinit, që pas helmimit muajin e kaluar.

Rusia: Të gatshëm për të bashkëpunuar me Berlinin për rastin e Alexei Navalny shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy