Rusia: Të paktën dy të vrarë nga bombardimet ukrainase në territorin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: Të paktën dy të vrarë nga bombardimet ukrainase në territorin tonë

Dy persona janë vrarë nga bombardimet ukrainase në fshatin rus, Chausy, në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, ka thënë guvernatori i këtij rajoni të enjten.

 

Një person tjetër u vra nga një sulm ukrainas në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Nova Kahovka në jug të Ukrainës, sipas zyrtarëve të emëruar nga Rusia, shkruan REL.

 

Advertisement

Granatimet në territoret ruse përgjatë kufirit me Ukrainën janë bërë të zakonshme në muajt e fundit në luftën e Rusisë në Ukrainë, pasi Kievi po lufton për t’i larguar forcat ruse nga territoret e veta, të cila janë uzurpuar nga Moska qëkur nisi pushtimi në shkurt 2022.

 

Guvernatori i Bryansk, Alexander Bogomaz, tha se, përveç dy të vrarëve, janë lënduar edhe dy persona të tjerë në Chausy.

 

Advertisement

Në Novak Kahovka, administrata e qytetit, e udhëhequr nga Rusia, tha se një civil u vra nga një sulm ukrainas ndaj një biznesi, dhe se një tjetër u plagos.

 

Hollësitë e këtyre incidenteve nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy