Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithit/ Kenia: Thikë pas shpine

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia u tërhoq nga marrëveshja e drithit/ Kenia: Thikë pas shpine

Ministria e Punëve të Jashtme të Kenias e ka konsideruar si thikë pas shpine vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi.

 

Korir Sing’Oei, sekretari kryesor i punëve të jashtme, tha në një postim në Tëitter se vendimi ndikon në mënyrë disproporcionale vendet në Bririn e Afrikës që tashmë janë ndikuar nga thatësira.

 

Advertisement

Qeveria ruse tha të hënën se do do të lejojë skadimin e marrëveshjes, ndërsa ky vendim është “kryqëzuar” nga shumë vende të botës, duke e konsideruar si çnjerëzor.

 

Marrëveshja i lejoi Ukrainës të eksportonte grurë nga portet e saj dhe të lundronte në një kalim të sigurt përmes Detit të Zi në ngushticën e Bosforit të Turqisë.

 

Advertisement

Një zyrtar i OKB-së tha të hënën se shqetësimi kryesor është vuajtja e pashmangshme njerëzore që do të rezultojë nga përfundimi i marrëveshjes.

 

“Thjesht ka shumë në rrezik në një botë të uritur dhe të lënduar,” tha zyrtari.

 

Advertisement

Nisma ka lejuar eksportin e afro 33 milionë tonë metrikë ushqim nga Ukraina. Programi Botëror i Ushqimit ka dërguar më shumë se 725,000 tonë për të mbështetur operacionet humanitare duke lehtësuar urinë në disa zonat më të varfëra të botës, duke përfshirë Afganistanin, Etiopinë, Keninë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy