Rusia ua ndalon hyrjen shtatë shtetasve britanikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia ua ndalon hyrjen shtatë shtetasve britanikë

Si masë hakmarrëse ndaj Britanisë së Madhe, Rusia ua ka ndaluar hyrjen shtatë shtetasve britanikë, ka njoftuar Ministria e Jashmte e Rusisë përmes një deklarate për media.

 

Në njoftim nuk përmenden emrat e qytetarëve të ndaluar. Në gusht të këtij viti, Britania kishte vendosur sanksione ndaj shtatë individëve që thuhet se janë operativë të inteligjencës ruse, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim-vrasjen” e iderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

 

Advertisement

Në listën e personave të sanksionuar ishin: Aleksei Aleksandrov, Vladimir Panyaev, Ivan Osipov, Vladimir Bogdanov, Kirill Vasilyev, Stanislav Makshakov dhe Aleksei Sedov.

 

Navalny, një kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmurë rëndë teksa po fluturonte nga Siberia. Avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje emergjente në Omsk dhe më pas Navalny u dërgua në spital.

 

Advertisement

Navalny e ka fajësuar Putinin për helmimin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini. Ai u arrestua pasi arriti nga Gjermania në Rusi më herët gjatë këtij viti./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy