Rusia vodhi formulën e vaksinës AstraZeneca për të krijuar Sputnik V

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia vodhi formulën e vaksinës AstraZeneca për të krijuar Sputnik V

Sipas burimeve të forcave të sigurisë në Britaninë e Madhe, Rusia ka vjedhur planin për përgatitjen e vaksinës kundër Covid të Astrazeneca, për të krijuar vaksinën Sputnik V. Kjo u krye nëpërmjet një agjenti rus.

Por nuk është e qartë nëse ky ishte një dokument nga laboratori ose fabrika e gjigantit farmaceutik, apo një shishe me ilaçin e përfunduar që më pas u kontrabandua nga vendi për analiza. Ministri britanik i Punëve të Brendshme, Damian Hinds pohoi se nuk mund të komentonte rastin, por as nuk e mohoi atë.

Spiunët e MI5 kanë thënë se hakerët rusë filluan përpjekje të përsëritura për të kryer sulme kibernetike në Universitetin e Oksfordit duke filluar në mars 2020 – rreth një muaj pasi shkencëtarët britanikë njoftuan se kishin filluar zhvillimin e një vaksine.

Advertisement

Në prill të vitit të kaluar Oxford/AZ njoftoi se po fillonin provat e para tek njerëzit-por muajin pasardhës Moska tha se kishin shpikur vaksinën e tyre dhe deri në gusht Vladimir Putin mbajti një fjalim televiziv për popullit rus duke thënë se vendi kishte fituar garën globale për vaksinën e pare të Covid-19.

Më vonë u zbulua se Sputnik V funksionon saktësisht në të njëjtën mënyrë si AstraZeneca. Të dyja janë vaksina vektoriale virale, që do të thotë se të dy përdorin një virus tjetër të fjetur për të bartur agjentin imunitar që më pas shkatërron koronavirusin.

Në shtator rezultatet nga dy prova klinike të hershme të mbajtura në Moskë dhe të botuara në revistën prestigjioze britanike The Lancet treguan se vaksina e Rusisë, e cila përdor teknologji të ngjashme me vaksinën e Oksfordit, ishte e sigurt dhe efektive.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy