Sa real është rreziku i shpërthimit të një lufte bërthamore?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sa real është rreziku i shpërthimit të një lufte bërthamore?

Sulmi rus mbi Ukrainën ka ngjallur frikën e shpërthimit të një lufte bërthamore të përmasave shkatërrimtare në nivel botëror. Shqetësimet u shtuan sidomos pas vendimit të presidentit rus për vënien në gatishmëri të lartë të forcave bërthamore. Ekspertë të sigurisë thonë se kërcënimet bërthamore duhet të trajtohen seriozisht.

Kërcënimet e përdorimit të armëve bërthamore nga Presidenti Vladimir Putin duhet të merren seriozisht, thotë ekspertja e sigurisë ndërkombëtare Patricia Lewis.

“Është e vështirë të besosh se ata do ta bëjnë këtë, por duhet të kemi paraysh që presidenti Putin i ka realizuar kërcënimet e tij, edhe kur ato janë dukur të çuditshme dhe të pamundura për t’u kuptuar. Prandaj duhet t’i marrim seriozisht”, tha zonja Lewis, drejtore programit të sigurisë ndërkombëtare në organizatën “Chatham House”.

Vendimi i Presidentit Putin për të vënë në gatishmëri të lartë forcat ërthamore shtoi frikën se sulmi kundër Ukrainës mund të çojë në një përshkallëzim bërthamor, që nga disa zyrtarë evropianë shihet si një kërcënim i fshehtë për Perëndimin.

Advertisement

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavror u citua të ketë thënë se Lufta e Tretë Botërore mund të jetë një konflikt bërthamor, një deklaratë që i shtoi më tej shqetësimet.

Vendimet dhe sjelljet e zotit Putin japin shenja se ai është një njeri i paqëndrueshëm, thotë zonja Lewis, duke shtuar se kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha mbi gjendjen e tij mendore.

“Është shumë e vështirë të dihet, ose parashikohet, se çfarë do të bëjë Presidenti Putin. Ajo që po shohim tani është ajo që kemi thënëë në të kaluarën se vetëm një njeri i çmendur mund t’i përdorë armët bërthamore?”, thotë ekspertja e sigurisë ndërkombëtare.

Të njejtin shqetësim ndaj edhe drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Paqe në Stokholm, Dan Smith, i cili thotë se përdorimi i armëve bërthamore nga Rusia do të shkaktonte një dëm të paprecedentë në shkallë globale.

Advertisement

“Para dy javësh, do ta quaja vetëm retorikë dhe nuk do ta merrja seriozisht. Por mendoj se zhvillimet e dy javëve të fundit, sulmi dhe përdorimi i një force të jashtëzakonshme kundër qyteteve dhe civilëve në Ukrainë të bën të mendosh nëse ndonjë nga rregullat që kemi parë si të mirëqena për kaq shumë kohë, do të vazhdojnë të respektohen ende”, thotë zoti Smith.

Ai shton se situata bëhet edhe më shqetësuese duke e ditur se Moska ka arsenalin më të madh në botë të armëve bërthamore dhe një sasi të madhe raketash balistike.

“Nuk mendoj se ka rëndësi se ku ndodhen armët dhe as detajet e tjera. Ata kanë mbi 2 mijë raketa të gatshme për t’u vënë në veprim, të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të papara në shkallë globale, përtej asaj që mund të imagjinohet”, thotë zoti Smith.

Bota nuk ka qenë në një pikë kaq të tensionuar që nga viti 1983, thonë ekspertët, kur forcat bërthamore në Bashkimin Sovjetik u vunë në gadishmëri, sepse besonin se një stërvitje e NATO-s e quajtur “Able Archer” ishte një pretekst për sulm.

Advertisement

Pasi dështoi të fuste nën kontroll qytetet e mëdha në ditët e para tpë sulmit, Rusia ndryshoi taktikë, duke intensifikuar bombardimet. Një pjesë e madhe e qendrës së qytetit të Kharkivit me një popullsi prej 1.5 milionë banorësh, është shkatërruar.

Njoftimet për përdorim të mundshëm nga Rusia të bombave thërrmuese dhe termobarike, bënë që zyrtarja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, të paralajmërojë se dhjetëra miliona njerëz janë në rrezik të humbasin jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy