Sa të rëndësishme janë pretendimet e Rusisë për raketat hipersonike?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sa të rëndësishme janë pretendimet e Rusisë për raketat hipersonike?

Ashtu siç u raportua më herët, ushtria ruse thotë se, ka lëshuar një raketë balistike hipersonike “Kinzhal” dhe ka shkatërruar një depo të madhe nëntokësore armësh në Ukrainën perëndimore.

Nëse konfirmohet, do të ishte përdorimi i parë i Rusisë në këtë luftë të raketës balistike Kinzhal – ose Dagger – të lëshuar nga ajri, me shumë gjasa nga një avion luftarak MiG-31.

Udhëheqësi rus, Vladimir Putin, e zbuloi Kinzhal-in katër vjet më parë si një nga armët “e pathyeshme” që ai tha se do të depërtonte mbrojtjen e armikut.

“Është një shenjë e shfaqjes. Edhe nëse përdoret, duhet ta konsiderojmë si një moment të izoluar, sepse Rusia nuk ka një numër të madh të këtyre raketave”, thotë Dominika Kunertova nga Qendra për Studime të Sigurisë në Cyrih.

Advertisement

Sipas saj, ky është një sinjal për Perëndimin, sepse Putin-i është i mërzitur që Perëndimi po guxon t’i zhvendosë të gjitha këto armë në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy