
Në një konferencë me gazetarët drejtoresha e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare Amanda Sloat deklaroi se temat që u diskutuan në samitin e BE-së dhe SHBA-se ishte bashkëpunimi mes tyre.
Amanda Sloat
AdvertisementDrejtoresha e Lartë për Europën
Në samitin mes Shba-ve dhe BE diskutuan për shume çështje, ku kryesorja ishte bashkëpunimi. Folëm për ngjarjet e ditëve të fundit, ku përsëritëm riafirmimin e mbështetjes së Izraelit, të drejtën për tu mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar. Në vëmendje ishte po ashtu situata humanitare për civilet në Gaza. Po ashtu ramë dakord për disa hapa për mbështetjen të Ukrainës dhe rritjen e përpjekjeve për dështimin e ekonomisë ruse. Jemi të bindur për mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme.
Në të njëjtën linjë ishte edhe zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare për Ekonominë Ndërkombëtare Mike Pyle, por u fokusua më shumë në çështjet ekonomike.
Mike Pyle
AdvertisementZëvëndës Këshilltar i Sigurisë kombëtar
Siç theksoi Amanda, do të vazhdojnë të thellojmë punën tonë të përbashkët për të minuar aftësinë e Rusisë për të zhvilluar luftën e saj dhe për të ruajtur dhe zgjeruar bazën dhe kapacitetin e saj industrial të mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kontrolle të reja mbi investimet e jashtme dhe BE-ja është në mes të procesit të saj, duke bere kontrolle të ngjashme. Dhe hapi tjetër për të arritur interesin e përbashkët, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të ndajmë mësimet e nxjerra se si të maksimizojmë efektivitetin e mjeteve tona të sigurisë ekonomike për të arritur këtë objektiv.
Ai po ashtu theksoi se fokusi ishte edhe thelimin i partneritetit për energjinë e pastër.