Samiti mes SHBA dhe BE/ Diskutime nga lufta në Izrael e Ukrainë, tek sfidat e ekonomisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti mes SHBA dhe BE/ Diskutime nga lufta në Izrael e Ukrainë, tek sfidat e ekonomisë

Në një konferencë  me gazetarët   drejtoresha  e lartë për Evropën  në Këshillin e Sigurisë  Kombëtare Amanda Sloat  deklaroi se  temat që u diskutuan në samitin  e BE-së dhe SHBA-se ishte  bashkëpunimi mes tyre.

 

Amanda Sloat

 

Advertisement

Drejtoresha e Lartë për Europën

 

Në samitin mes Shba-ve dhe BE diskutuan për shume çështje, ku kryesorja ishte bashkëpunimi. Folëm për ngjarjet e ditëve të fundit,  ku  përsëritëm riafirmimin e mbështetjes  së Izraelit,  të drejtën për tu mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar. Në vëmendje ishte po ashtu situata humanitare për civilet në Gaza. Po ashtu ramë dakord për disa hapa për mbështetjen të Ukrainës dhe rritjen e  përpjekjeve për dështimin e ekonomisë ruse. Jemi të bindur për mbështetjen ndaj Ukrainës  për sa kohë të jetë e nevojshme.

 

Advertisement

Në të njëjtën linjë ishte edhe  zëvendës këshilltari  i Sigurisë Kombëtare për Ekonominë Ndërkombëtare Mike Pyle, por u fokusua më shumë në çështjet ekonomike.

 

Mike Pyle

 

Advertisement

Zëvëndës Këshilltar i Sigurisë kombëtar

 

Siç theksoi Amanda, do të vazhdojnë  të thellojmë punën tonë të përbashkët për të minuar aftësinë e Rusisë për të zhvilluar luftën e saj dhe për të ruajtur dhe zgjeruar bazën dhe kapacitetin e saj industrial të mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kontrolle të reja mbi investimet e jashtme  dhe  BE-ja është në mes të procesit të saj, duke bere  kontrolle të ngjashme. Dhe hapi tjetër për të arritur interesin e përbashkët, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të ndajmë mësimet e nxjerra se si të maksimizojmë efektivitetin e mjeteve tona të sigurisë ekonomike për të arritur këtë objektiv.

 

Advertisement

Ai po ashtu theksoi  se fokusi ishte edhe  thelimin i partneritetit për  energjinë e pastër.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy