Sanksionet e Perëndimit thjesht e ‘gudulisin’ Rusinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sanksionet e Perëndimit thjesht e ‘gudulisin’ Rusinë

Një analizë e ekspertëve ndërkombëtarë për Reuters del në përfundimin se sanksionet e vendosura nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë do të kenë një efekt minimal dhe të pallogaritshëm përballë disa ‘armëve’ të fuqishme mbrojtëse ekonomike e financiare të Vladimir Putin.

Bankat e mëdha ruse janë të integruara thellë në sistemin financiar global, që do të thotë se sanksionet e vendosura ndaj tyre do të ndjehen përtej kufijve të Rusisë. Por, sanksionet nuk shënjestrojnë bankat e mëdha, por huadhënëset e vogla.

Për më tepër, sanksionet e njoftuara tani nuk janë aq të ashpra dhe aq të zgjeruara sa ato që u prezantuan në 2014-n, kur Rusia aneksoi Krimenë, megjithëse shumë prej këtyre sanksioneve sot janë në fuqi.

Në atë kohë, Perëndimi futi në listën e zezë individë të caktuar, me synim kufizimin e aksesit të institucioneve shtetërore financiare ruse në tregjet e kapitalit perëndimor, shënjestroi huadhënësit e mëdhenj shtetërorë dhe vendosi sanksione të ashpra në fushën e tregtisë së teknologjisë.

Advertisement

Masat e reja të Britanisë së Madhe, si shembull, nuk shënjestrojnë bankat më të mëdha shtetërore ruse, nuk shkëpusin në mënyrë domethënëse aksesin e kompanive ruse në kapitalet perëndimore dhe as largojnë të ashtuquajturit oligarkë rusë nga bërja e biznesit në ishull.

Pas njoftimit të sanksioneve, aksionet e dy bankave më të mëdha ruse, Sberbank dhe VTB pësuan rritje, pasi emrat e tyre nuk ishin në listën e institucioneve financiare që goditeshin.

Analistët thonë se sot, bankat ruse janë më të përgatitura për të operuar nën sanksione në krahasim me tetë vite më parë dhe bankat shtetërore kanë reduktuar ekspozimin ndaj tregjeve perëndimore.

Që prej 2014, Rusia ka reduktuar varësinë nga dollari dhe sot rezervat më të mëdha i ka në ar dhe në euro, sipas një raporti të publikuar në muajin janar nga Instituti Ndërkombëtar i Financave.

Advertisement

Si mjete mbrojtëse, Rusia ka disa mburoja të fuqishme, që nga rezerva 635 miliard dollarëshe në valuta të huaja, çmimin e shitjes së naftës rreth 100 dollarë për fuçi dhe nivelin e ulët të borxhit publik, vetëm 18 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave të 2021.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy