Sassoli: BE të pranojë refugjatët afganë, të shpërndahen në mënyrë të barabartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sassoli: BE të pranojë refugjatët afganë, të shpërndahen në mënyrë të barabartë

Bashkimi Evropian ka një përgjegjësi për të pranuar refugjatë afganë.

 

Kështu deklaroi kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, duke shtuar se njerëzit që kanë punuar për SHBA-BE në Afganistan nuk mund të lihen në mëshirë të fatit.

 

Advertisement

Ai kërkoi që afganët të shpërndahen në mënyrë të barabartë mes shteteve anëtare të BE-së.

 

“Ne duhet t’i mbrojmë ata që kanë punuar dhe bashkëpunuar me ne, nuk mund t’i braktisim dhe t’u themi “Qëndroni dhe përballuni me hakmarrjen”. Ne kemi përgjegjësi. Unë besoj se Komisioni Evropian mund të miratojë shpërndarjen e tyre të barabartë midis shteteve anëtare dhe kjo mund të bëhet shpejt”, deklaroi Sassoli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy