Scholz gati të miratojë dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz gati të miratojë dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë

Pas javësh hezitimi, kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të njoftojë të mërkurën se qeveria e tij do të miratojë furnizimin me tanke luftarake të prodhimit gjerman në Ukrainë.

 

Kancelari Scholz do të njoftojë dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, më 25 janar gjatë një fjalimi në parlament, i thanë Politico-s dy zyrtarë gjermanë.

 

Advertisement

Scholz gjithashtu pritet të njoftojë se Gjermania do të lejojë aleatët e tjerë si Polonia të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë, thanë burimet.

 

Vendimi i shumëpritur erdhi pasi zyrtarët amerikanë thanë se ishte arritur një marrëveshje paraprake që Shtetet e Bashkuara të dërgonin tanke M1 Abrams për të ndihmuar Kievin të zmbrapsë forcat ruse të vendosura në lindje të vendit.

 

Advertisement

Scholz kishte këmbëngulur se çdo lëvizje për t’i siguruar Ukrainës tanke të fuqishme Leopard 2 do të duhej të koordinohej ngushtë me aleatët e Gjermanisë, kryesisht Shtetet e Bashkuara.

 

Anëtarët e qeverisë së koalicionit tre-partiak të Scholz-it e mirëpritën lajmin përpara njoftimit zyrtar.

 

Advertisement

Ukraina ka muaj që kërkon tanke luftarake, për të luftuar forcat ruse që e kanë nisur luftën në këtë shtet.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, beson se rreth 300 tanke Leopard do të ndihmonin në mposhtjen e Rusisë./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy