Scholz i vendosur: Nuk do të dërgojmë raketa me rreze të gjatë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz i vendosur: Nuk do të dërgojmë raketa me rreze të gjatë në Ukrainë

Kancelari Olaf Scholz përsëri përjashtoi mundësinë e dorëzimit të sistemit “Taurus” tek forcat e armatosura ukrainase, për sa kohë që ushtarët gjermanë do të duhet të marrin pjesë në funksionimin e tij në tokën ukrainase.

“Është e qartë se ne nuk mund të dorëzojmë një sistem armësh me një rreze shumë të gjatë dhe të mos mendojmë se si do të kontrollohet. Dhe nëse duam të jemi në kontroll, dhe kjo është e mundur vetëm me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë, atëherë për mua nuk ka asnjë dyshim”, tha Scholz gjatë vizitës së tij në një shkollë pranë Shtutgartit më herët sot në përgjigje të pyetjeve të studentëve.

Kancelari tha tashmë javën e kaluar se nuk do të miratonte dorëzimin e “Taurus” sepse, siç shpjegoi ai, Gjermania nuk mund, si Britania dhe Franca, të kenë kontroll mbi raketat. Me deklaratën e tij ai la të kuptohej se dy vendet kanë ushtarët e tyre në Ukrainë, duke shkaktuar, sipas mediave, reagimin e qeverisë britanike dhe franceze.

Të pyetur për këtë sot, zëvendës zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Buchner dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Christian Wagner u kufizuan në deklarimin se ka një shkëmbim të vazhdueshëm dhe intensiv me aleatët e Gjermanisë në NATO. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy