Scholz-Orban diskutojnë luftën e Rusisë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz-Orban diskutojnë luftën e Rusisë në Ukrainë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të presë të hënën në një takim kryeministrin hungarez Viktor Orban, në Berlin, i cili ka penguar vazhdimisht përpjekjet e bllokut për të vendosur sanksione të përbashkëta ndaj Rusisë për shkak të pushtimit në Ukrainë.

 

“Bisedimet do të fokusohen në përgjigjet ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës dhe zhvillimet më të fundit në këtë kontekst”, njoftoi sot zëvendëszëdhënësi i qeverisë Wolfgang Büchner, në Berlin.

 

Advertisement

“Koordinimi intensiv me të gjithë partnerët e BE-së dhe NATO-s do të ketë një rëndësi të veçantë”, shtoi ai.

 

Për muaj me rradhë, Orban ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë, duke vonuar masat e bllokut.

 

Advertisement

Megjithatë, më në fund, Hungaria ra dakord për të gjitha sanksionet, të cilat duhet të vendoseshin unanimisht.

 

Pak ditë më parë, kryeministri hungarez, Orban njoftoi se do të mbante një referendum për masat në vendin e tij.

 

Advertisement

“Sanksionet nuk u vendosën në mënyrë demokratike, por nga burokratët e Brukselit dhe elitat evropiane. Edhe pse qytetarët e Evropës po paguajnë çmimin, ata nuk u pyetën”, tha ai.

 

Gjithashtu, Orban ka qenë prej kohësh nën presionin e kritikave për keqpërdorimin e supozuar të fondeve të BE-së dhe shkelje të ligjit të së drejtës, duke bërë që Komisioni i BE-së të propozonte shkurtime pagesash prej rreth 7.5 miliardë euro (7.3 miliardë dollarë) për Hungarinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy