Scholz takohet me Joe Biden, kancelari gjerman në SHBA: Dërgojini ndihma Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Scholz takohet me Joe Biden, kancelari gjerman në SHBA: Dërgojini ndihma Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz  ka vizituar  Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku eshte takuar me presidentin Joe Biden.

“Shefi i Kremlinit po përhap gënjeshtra për historinë e luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Scholz para  bisedimeve  me presidentin Biden, ndërsa e përshkroi intervistën e Putin me  gazetarin Tucker Carlson si “qesharake”. 

Ndërkohë gjatë takimit dy liderët  riafirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Presidenti vlerësoi kontributet shembullore të Gjermanisë në vetëmbrojtjen e Ukrainës dhe kancelari Scholz theksoi rëndësinë e mbështetjes së qëndrueshme të SHBA.”

Advertisement

Pas takimit kancelari Scholz  deklaroi se  nëse Kongresi Amerikan nuk arrin të votojë në favor të financimit të mëtejshëm për Kievin, aftësia e forcave të armatosura ukrainase për të mbrojtur vendin, do të kërcënohej.

“Mbështetja nga SHBA është thelbësore. Gjithashtu kemi besim se Kongresi amerikan në fund do të marrë një vendim për të ofruar ndihmë”, tha Scholz.

Më  herët  në një intervistë  per nje gazete gjermane, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje vendeve evropiane të rrisin prodhimin e armëve për të parandaluar një konfrontim  te mundshem me Rusinë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy