Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wallace: Zgjatja e evakuimit nga Kabuli është e pamundur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wallace: Zgjatja e evakuimit nga Kabuli është e pamundur

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace deklaroi se nuk ka gjasa që operacioni i evakuimit nga aeroporti i Kabulit të zgjatet përtej afatit të 31 gushtit.

Ëallace i tha transmetuesit Sky News se kjo jo vetëm për shkak të asaj që thanë talebanët, por “nëse shikoni deklaratat publike të Presidentit Biden, mendoj se nuk ka gjasa të ndodhë”.

Në samitin e nesërm të G7, kryeministri britanik Boris Johnson do të bëjë ‘’presion’’ ndaj presidentit amerikan Joe Biden që të shtyjë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani përtej 31 gushtit në mënyrë që evakuimet civile nga aeroporti i Kabulit të mund të vazhdojnë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se është një iluzion të mendosh se vendi i tij mund të kishte parandaluar i vetëm kolapsin në Afganistan, pasi SHBA tërhoqi forcat e saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy