Sekretari britanik: Putin rrezikon të burgoset për krime lufte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekretari britanik: Putin rrezikon të burgoset për krime lufte

Sekretari britanik i Drejtësisë, Dominic Rab tha se presidenti rus, Vladimir Putin, rrezikon të përfundojë në burg për krime lufte, shkruan The Guardian.

“Mendoj se burgu është një rrezik shumë real që ai duhet ta mendojë tani. Jo vetëm Putin, por çdo komandant që vepron në Ukrainë, duhet të marrë në konsideratë se mund të hetohet nga ICC (gjykata penale ndërkombëtare) për krime lufte”, tha sekretari britanik.

Ndërkohë në  ditën e nëntë të luftës tanket ruse sulmuan termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, duke sjellë frikë për katastrofë ’10 herë më të madhe se Çernobili’ e cilësuar si katastrofa më e madhe e njerëzimit e ndodhur shumë vite më parë. Bëhet fjalë për bombardimin e një termocentral bërthamor në Zaporizhzhia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy