Sekretari i Shtetit Blinken infektohet me Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekretari i Shtetit Blinken infektohet me Covid

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rezultoi pozitiv me Covid-19 të mërkurën, duke patur siptoma të lehta, sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit.

 

Kryediplomati amerikan i ka bërë të dyja vaksinat, si dhe dozën përforcuese dhe nuk është takuar drejtpërdrejt me Presidentin Biden prej disa ditësh dhe sipas Departamentit të Shtetit, nuk konsiderohet person që ka patur kontakt të afërt me presidentin.

 

Advertisement

“Sekretari do të izolohet në shtëpi dhe do të vazhdojë punën normalisht. Ai do të rikthehet në zyrë dhe do të rifillojë orarin e plotë dhe udhëtimet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

 

Sekretari Blinken kishte bërë dy teste të tjera, një të të martën dhe një të mërkurën në mëngjes dhe të dyja ishin negative, para se të testonte pozitiv më vonë të mërkurën. Ai kishte marrë pjesë në darkën zyrtare të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë gjatë fundjavës, një ceremoni e përvitshme, ku marrin pjesë figura të shquara të shtypit dhe politikës dhe numri arrin në disa mijëra vetë.

 

Advertisement

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ned Price tha, se departamenti po njofton të gjithë individët me të cilët Sekretari ka patur kontakt të afërt gjatë ditëve të fundit. Zoti Blinken u takua me Ministren e Jashtme të Suedisë Ann Linde të mërkurën paradite, si dhe me homologun nga Meksika, Marcelo Ebrad të martën.

 

Zëdhënësi Ned Price, i cili takohet rregullisht me Sekretarin Blinken, tha se ai bëri testin dhe kishte dalë negativ të mërkurën. Një fjalim i rëndësishëm i Sekretarit Blinken për politikën e administratës ndaj Kinës, i planifikuar për të enjten, u shty./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy