Sekretarja e Jashtme britanike: Ka shumë gjasa që Putin të pushtojë Kievin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekretarja e Jashtme britanike: Ka shumë gjasa që Putin të pushtojë Kievin

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha sot se ishte shumë e mundshme që presidenti rus Vladimir Putin do të pushtojë Ukrainën. Truss thotë se një sulm në kryeqytetin Kiev është një mundësi shumë reale.

“Rusia ka rrethuar Ukrainën, kështu që ne mund të shohim një sulm nga drejtime të ndryshme”, tha ajo mëngjesin e sotëm për BBC.

Nëse ka një pushtim, ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar do të përshkallëzojë sanksionet e saj ndaj Moskës. “Asgjë nuk do të ishte jashtë tryezës në rast të një pushtimi të plotë,” thotë ajo.

Në të njëjtën kohë, Truss vuri në dukje se Britania nuk është ende e sigurt se trupat ruse kanë hyrë tashmë në dy provincat e shkëputura të Ukrainës lindore, Luhansk dhe Donetsk. “Nuk kemi ende prova të konfirmuara se kjo ka ndodhur”, tha ajo në një intervistë tjetër për LBC.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy