Serbia do furnizohet me gazin rus; Kosova i kërkon BE-së të “zgjohet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë për gazin rus ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Kosovës, e cila e sheh me shqetësim.

 

Duke rikthyer në kujtesë një deklaratë të Aleksandër Vuçiç  pas takimit të tij me Vladimir Putin në nëntor të 2021, ku flitej edhe për veriun e Kosovës, Kurti u shpreh se tashmë marrëveshjet mes tyre arrihen edhe pa takime.

 

Advertisement

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më. Marrëveshjet mes Putin dhe Vuçiç tani arrihen përmes bisedave telefonike.”

 

Advertisement

Një reagim erdhi edhe nga zyra e Presidencës në Kosovë, e cila vuri në dukje forcimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Serbisë, në kohën kur kjo e fundit kërkon të anëtarësohet në BE.

Për këtë arsye, thirrja që bëhet për Bashkimin Evropian është që të zgjohet dhe të mos e tolerojë më këtë sjellje të Beogradit. Sipas marrëveshjes së dakordësuar mes Putin dhe Vuçiç, për një periudhë trevjeçare Serbia do të furnizohet me gazin rus me një çmim shumë të favorshëm.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy