Sërish greva në disa aeroporte gjermane/ Priten vonesa dhe anulime fluturimesh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sërish greva në disa aeroporte gjermane/ Priten vonesa dhe anulime fluturimesh

Pasagjerët në Gjermani do të duhet të përgatiten për vonesa të konsiderueshme apo edhe anulime të fluturimeve, për shkak të grevave të stafit të aeroporteve.

 

Sipas sindikatës së punëtorëve, Verdi, aeroporti i Berlinit dhe aeroportet e Hamburgut dhe Bremenit do të jenë në grevë gjithë ditën e hënë.

 

Advertisement

Kjo grevë pritet të ndikojë edhe në aeroportet tjera.

 

Aeroportet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë e tyre për të kuptuar më shumë për fluturimet.

 

Advertisement

Në Hamburg besohet se 2.000 punëtorë do të jenë pjesë e grevës.

 

Sindikata gjermane e punëtorëve Verdi ka thënë në të kaluarën se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy