Koreja e Veriut ka dislokuar kontigjentin e saj të parë prej 1500 trupash të forcave speciale në Vladivostok në Lindjen e Largët Ruse dhe së shpejti do të dërgojë më shumë, tha sot shërbimi i inteligjencës i Koresë së Jugut.
“Shërbimi inteligjent i Koresë së Jugut vërejti, nga data 8 deri më 13 tetor, se Koreja e Veriut transferoi forcat e saj speciale në Rusi në një anije transporti të marinës ruse, duke konfirmuar fillimin e përfshirjes ushtarake të Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Deklarata shoqërohet edhe me imazhe të detajuara satelitore.
South Korea’s spy agency confirms North Korea has deployed troops to Russia. Sat images reveal North Korean soldiers stationed in Russian cities
Stills taken on Oct 16 provided by the NIS
Military facilities in Ussuriysk and Khabarovsk pic.twitter.com/5KBbNrDtHyAdvertisement— YoonjungSeo (@yoonjung_seo) October 18, 2024
Dje, Volodymyr Zelensky tha se mijëra ushtarë të Koresë së Veriut po përgatiten të luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë, ndërsa disa oficerë të Koresë së Veriut tashmë janë vendosur atje, duke e konsideruar këtë si hapi i parë i luftës botërore.
“Ne kemi informacion nga shërbimet tona të inteligjencës se disa oficerë të ushtrisë së Koresë së Veriut janë tashmë në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht nga armiqtë rusë. Ata iu bashkuan ushtrisë ruse”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp në Bruksel.
Presidenti ukrainas tha se nuk mund të jepte numrin e saktë ushtarëve që tashmë janë në tokën ukrainase./vizionplus.tv