SHBA akuzon zyrtarisht Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA akuzon zyrtarisht Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë

Administrata e Presidentit Biden akuzoi zyrtarisht të mërkurën Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë dhe tha se do të punonte me vende të tjera për të ndjekur penalisht shkelësit, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

 

“Sot, mund të njoftoj se, bazuar në informacionet që kemi aktualisht në dispozicion, qeveria amerikane vlerëson se forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë,” tha sekretari Blinken në një deklaratë të bërë publike ndërsa ai po udhëtonte për në Bruksel me Presidentin Biden për takimin urgjent të udhëheqësve të NATO-s.

 

Advertisement

Përcaktmi i qeverisë amerikane u bazua në një “shqyrtim të kujdesshëm” të burimeve publike dhe të inteligjencës, që kur Rusia nisi sulmin e saj në Ukrainë muajin e kaluar, tha ai.

 

Kryediplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara do ta ndajnë informacionin me aleatët, partnerët dhe institucionet ndërkombëtare të ngarkuara me hetimin e akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

 

Advertisement

“Ne kemi parë raporte të shumta të besueshme të sulmeve pa dallim ndaj civilëve, si dhe mizori të tjera. Forcat ruse kanë shkatërruar ndërtesa banimi, shkolla, spitale, infrastrukturë kritike, automjete civile, qendra tregtare dhe ambulanca, duke lënë mijëra civilë të pafajshëm të vrarë ose të plagosur”, tha zoti Blinken.

 

Ai përmendi sulmet ndaj popullatës civile në qytetin e rrethuar të Mariupolit dhe në zona të tjera./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy