SHBA arreston gruan e “El Chapos” për trafik ndërkombëtar droge

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA arreston gruan e “El Chapos” për trafik ndërkombëtar droge

Gruaja e trafikantit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” u arrestua në  aeroportin e Uashingtonit për trafikim droge. 31-vjeçarja Emma Coronel  akuzohet për pjesëmarrje për planifikimin e shpërndarjes së kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës për import të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Sipas autoriteteve hetimet vërtetojnë përfshirjen e Coronel në arratisjen e “El Chapo” nga një burg meksikan në vitin 2015 si dhe një përpjekje të dytë për te shpëtuar bashkëshortin nga burgu në vitin 2016,  para se 63-vjeçari të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.

63-vjeçari është  ish-kryetar i kartelit Sinaloa, për të cilin zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA, raporton Vizion Plus.

31- vjeçarja  gjithashtu pretendohet se ka transmetuar mesazhe në lidhje me kartelin për Guzmán ndërsa ai ishte pas hekurave në Meksikë.

Advertisement

“El Chapo” u dënua në vitin 2019 për 10 akuza për përfshirje në një ndërmarrje të vazhdueshme kriminale dhe akuza të shumta për shpërndarjen e kokainës në Shtetet e Bashkuara. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy