SHBA dënon sulmin në Rafah, Shtëpia e Bardhë: Politika ndaj Izraelit nuk ndryshon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA dënon sulmin në Rafah, Shtëpia e Bardhë: Politika ndaj Izraelit nuk ndryshon

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kanë dënuar sulmin ajror izraelit në Rafah që shkaktoi humbjen e jetës së dhjetëra civilëve, por kane beret e qarte se politika ndaj Izraelit mbetet e panryshuar.

Zëdhënësi për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, nuk beson se Izraeli ka nisur një pushtim në shkallë të plotë të Rafahut në Gazën jugore.

Ndërsa u pyet nga gazetarët nëse sulmi kishte shkelur kufijtë e vendosur më parë nga Presidenti Biden, përgjigjia e tij ishte negative, duke shtuar se nëse sulmi do ndodhte në shkallë të gjerë, do të merreshin vendime të tjera.

Gjithçka që mund të shohim na tregon se ata nuk po lëvizin drejt një operacioni të madh tokësor në qendrat e banuara në qendër të Rafahut.

Advertisement

Zëdhënësja e Pentagonit po ashtu shprehu besimin se operacioni izraelit në Rafah është ende i kufizuar.

“Ne ende besojmë se ajo që po ndodh në Rafah, ajo që po bën ushtria izraelite, është e kufizuar. Ne e marrim shumë seriozisht atë që ndodhi këtë fundjavë. Të gjithë i kemi parë fotot, ato janë absolutisht të tmerrshme. A e mbështesim atë që ndodhi këtë fundjavë? Sigurisht që ne nuk duam të shohim një vdekje të tillë”.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër Kombet e Bashkuara dhe i bëri thirrje “botës islamike” të reagojë pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse izraelite në Gaza.

“OKB-ja nuk mundet ta mbrojë as stafin e vet. Çfarë po prisni që të veproni? Shpirti i OKB-së është i vdekur në Gaza. Kam disa fjalë që dua t’ia them edhe botës islamike: çfarë po prisni që të merrni një vendim të përbashkët. Izraeli nuk është vetëm kërcënim për Gazën, por për gjithë njerëzimin”, tha Erdogan.

Advertisement

Nga ana tjeter municionet e prodhuara nga shtetet e bashkuara janë përdorur nga Izraeli gjatë sulmit ne kampin e personave të zhvendosur në Rafah, ku u vranë 45 palestinezë. Kështu ka raportuar Cnn duke marrë në konsideratë analizën e videove të sulmit./vizionplus.tv/ 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy