Bëni Like Struga.info në Facebook


SHBA dërgon armë, por jo tanke/ Edhe Gjermania refuzon të çojë “Leopard” në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA dërgon armë, por jo tanke/ Edhe Gjermania refuzon të çojë “Leopard” në Ukrainë

Qeveria amerikane njoftoi të enjten një paketë të re ndihme ushtarake prej 2.5 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin qindra automjete të blinduara dhe municione, por jo tanke të rënda M1 Abrams.

 

Pentagoni e argumentoi mosdërgimin e Abrams në Ukrainë me pamundësinë e ushtarëve në front për mirëmbajtjen dhe përdorimin, pasi nuk kanë përgatitjen e duhur. Paketa e re e çon në 26.7 miliardë dollarë vlerën e ndihmës ushtarake të shpallur nga SHBA për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022.

 

Advertisement

Edhe Britania nuk u kursye në furnizimin e fundit për Kievin kur vendosi të dërgonte tankun e saj më të mirë “Challenger 2”. Londra po dërgon 14 të tillë në Ukrainë, pa llogaritur armë të tjera të rënda, artileri, mjete të blinduara, raketa dhe dronë.

 

Londra dhe Uashingtoni u kanë bërë thirrje edhe anëtarëve të tjetër të NATO-s që të mbështesin Ukrainën me armë të rënda. Thirrjes deri më tani i janë përgjigjur Finlanda dhe Polonia të cilat do të dërgojnë tanke gjermane Leopard sapo të marrin dritën jeshile nga Berlini.

 

Advertisement

Ndërsa në Gjermani autoritetet ende po hezitojnë të dërgojnë të famshmin Leopard 2 në fushëbetejë, pavarësisht thirrjeve nga Ukraina dhe aleatët. Bundestagu gjerman dje hodhi poshtë një propozim të CDU/CSU për të çuar tanket moderne në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy