“SHBA do mbrojë  Filipinet”/ Blinken: Do t’i përgjigjemi çdo rreziku në detin e Kinës Jugore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“SHBA do mbrojë  Filipinet”/ Blinken: Do t’i përgjigjemi çdo rreziku në detin e Kinës Jugore

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, siguroi Filipinet se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë me forcë nëse sulmohen në Detin e Kinës Jugore.

 

Në takimet në Manila të dominuara nga diskutimi mbi tensionet SHBA-Kinë lidhur me vizitën në Tajvan të Pelosit, Blinken tha se pakti 70-vjeçar i mbrojtjes me Filipinet është “i hekurt”.

 

Advertisement

“Një sulm i armatosur ndaj forcave të armatosura, anijeve dhe avionëve të Filipineve do të angazhoje mbrojtjen reciproke të SHBA-së sipas traktati. Filipinet janë një mik, partner dhe aleat i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara.”

 

Blinken ishte zyrtari më i lartë amerikan që takoi Presidentin e ri të Filipineve, Ferdinand Marcos.

 

Advertisement

Marrëdhëniet SHBA-Kinë u acaruan pasi zyrtarja amerikane Nensi Pelosi vizitoi Tajvanin të mërkurën. Kjo zemëroi Pekinin, që njoftoi me shpejtësi sanksionet kundër Pelosit dhe vendosi ndërprerjen e komunikimit me qeverinë amerikane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy