minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
SHBA do të hapë kufijtë tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën - Struga.info


SHBA do të hapë kufijtë tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA do të hapë kufijtë tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën

Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë rihapjen e kufijve tokësorë me Kanadanë dhe Meksikën për udhëtarët plotësisht të vaksinuar duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Kufijtë kanë qenë të mbyllur për udhëtarët që nga marsi i vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Heqja e kufizimeve për udhëtarët e zakonshëm në kufijtë tokësorë vjen vetëm disa javë pasi administrata e Presidentit Biden njoftoi se do të lejojë shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht, që udhëtojnë me avionë, të hyjnë në ShBA duke filluar nga muaji i ardhshëm. Data e saktë e hyrjes në fuqi të rregullave të reja nuk është përcaktuar.

Administrata e Presidentit Biden ka qenë nën presion nga ligjvënësit amerikanë, si dhe Kanadaja dhe Meksika, për të hequr kufizimet, të cilat ata thonë se kanë ndarë familjet dhe i kanë privuar Shtetet e Bashkuara nga miliarda dollarë të ardhura nga turizmi./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy