SHBA ende pa një rezultat zyrtar/ Trump përgatit betejën ligjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA ende pa një rezultat zyrtar/ Trump përgatit betejën ligjore

Pensilvania dhe Xhorxha, dy shtete kyce që garantojnë 36 vota elektorale në kolegjin zgjedhor, kanë numëruar tashme 99% të votave. Ish nën presidenti Xho Bajdën ka siguruar një epërsi të lehtë por republikanët i janë drejtuar rrugës ligjore për numërimin e votave që sipas tyre janë të paligjshme.

RICHARD GRENELL

SHEFI NË DETYRË I SHËRBIMEVE TË ZBULIMIT

“Në Nevada po vazhdojnë të numërojnë vota të paligjshme dhe kjo është e papranueshme.”

Advertisement

Në Nevada, pretendohet se të paktën 10,000 vetë, që nuk kanë status rezidenti në atë shtet, kanë votuar në mënyrë të paligjshme dhe votat e tyre ishin pranuar për numërim.

Në Xhorxhia, republikanët ngritën akuza se bordi lokal i zgjedhjeve po lejonte përfshirjen e fletëvotimeve të pavlefshme të dërguara me postë në procesin e numërimit. Por një gjykatës e hodhi poshtë padinë pasi një zyrtar lokal zgjedhor dëshmoi se fletëvotimet në fjalë “kishin arritur në kohë”.

Ndërkohë demokratët nuk i pranojnë këto pretendime ndërsa shprehen optimist për fitoren.

JOE BIDEN ISH ZV/PRESIDENT I SHBA

Advertisement

“Nuk kemi ende një deklaratë fitoreje por shifrat janë të qarta tashmë. Ne do ta fitojmë këtë garë. Ne do të jemi demokratët e parë që fitojmë Arizonën pas 24 vjetësh, do të fitojmë Xhorxhan pas 28 vjetësh. Një numër rekord amerikanësh zgjodhën ndryshimin dhe kjo më bën krenar.”

Përkrahës të Presidentit Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden zhvilluan demonstrata kryesisht paqësore në disa shtete ende të padeklaruara, ku vazhdon numërimi i votave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy