SHBA inkurajon Gjermaninë të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA inkurajon Gjermaninë të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë

SHBA shpreson që me vendimin për të mbështetur Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, më shumë vende do të bëjnë të njëjtën gjë si Gjermania, një fakt që deri më tani Berlini e përjashton siç theksoi dje një zyrtar amerikan.

Një ditë më parë, Uashingtoni konfirmoi se kishte dërguar raketa me rreze të gjatë ATACMS në Kiev më herët këtë muaj, duke i dhënë forcave të armatosura ukrainase aftësinë për të goditur objektivat deri në 300 kilometra larg.

Përpara SHBA-së, Franca dhe Britania kishin furnizuar tashmë forcat e Kievit me raketa me rreze të gjatë – respektivisht SCALP dhe Storm Shadow – të afta për të goditur objektivat në një distancë prej rreth 250 kilometrash.

“Për çështjen e Taurus… ai vendim varet nga Gjermania”, tha dje një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, duke folur në kushte anonimiteti, kur u pyet për mundësinë që Berlini të dërgojë raketa të tilla të prodhimit gjerman në Kiev.

Advertisement

“Por sigurisht që prokurimi i ATACMS nga SHBA-ja dhe vendimet e mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të siguruar (Ukrainë) raketa me rreze të gjatë, shpresojmë se do të luajnë një rol”, shtoi ai.

Kievi i ka kërkuar Gjermanisë prej muajsh që të furnizojë ushtrinë ukrainase me raketa Taurus, të cilat kanë një rreze efektive deri në 500 kilometra.

Berlini, megjithatë, deri më tani ka refuzuar dërgimin e raketave të këtij lloji, nga frika e një përshkallëzimi të luftës. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy