SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara më 20 prill njoftuan për rundin e ri të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Sanksionet e reja kanë për shënjestër një bankë kyçe komerciale, Transkapitalbank, dhe “një rrjet global të më shumë se 40 individëve dhe entiteteve që udhëhiqen nga oligarku rus, Konstantin Malofeyev”.

 

Departamenti amerikan i Thesarit tha se po shënjestron “kompanitë që operojnë në industrinë e monedhave virtuale së Rusisë, që raportohet se është industria e tretë më e madhe në botë”, duke theksuar se ka “shënjestruar një kompani të monedhës virtuale”. Kompania e sanksionuar është BitRiver, që merret me Bitcoin, dhe dhjetë filialet e saj në Rusi.

 

Advertisement

Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur kufizime të vizave për “635 shtetas rusë, të cilët janë të përfshirë në shtypjen e disidencës në Rusi dhe jashtë saj, të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitete të ndryshme që kërcënojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe kanë qenë të përfshirë në shkeljet e të drejtave të njeriut në burgje dhe në objekte jozyrtare paraburgimi në zonat e kontrolluara nga Rusia në rajonin ukrainas të Donbasit.

 

Po ashtu, Departamenti amerikan i Shtetit, ka vendosur kufizime të vizave edhe për tre zyrtarë rusë “të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe 17 individë që konsiderohen përgjegjës për minimin e demokracisë në Bjellorusi”, njoftoi Thesari amerikan.

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë rundesh të sanksioneve ndaj Rusisë, qëkur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Në listën e sanksioneve amerikane është edhe presidenti rus, Vladimir Putin./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy